Mustafa Nano flet për përplasjen me ish-ministrin e PD (VIDEO)

Analisti Mustafa Nano ka sqaruar përplasjen në një emision të mbrëmjes së djeshme me ish ministrin teknik të PD-së, Gazmend Bardhi të cilit i tha në debat e sipër “vila e sat ëme”.

Në studio kishte plasur debati për vilat e politikanëve në Gjirin e Lalëzit, debat që u nxit nga Nano, dhe nëse e bëri qëllimisht apo jo për të zhvendosur vëmendjen, e shpjegoi sot në emisionin “Zonë e Lirë”.

Pjesë nga biseda:

Çani: A ishte e qëllimshme?

Nano: Po jo çfarë e qëllimshme, madje unë isha betuar që…

Çani: Jo se thashë me vete që po ta kishte stimuluar këtë gjë, është publicist i paparë, nga shfaqja e ndryshove komplet

Nano: Po përmendja ca emra me një distancë, unë bëj ironi, bëj edhe me veten. Çani unë nuk jam i aftë të bëj gjëra të tilla kështu… Ndodhi…

Çani: Kur ndodhin shpesh nuk janë rastësi. Po pastaj doktorin që e shave ashtu?

Nano: Çani hidhemi te show

SHKARKO APP