Mustafa Nano jep dorëheqjen si ambasador
Zvicra mbetet pa një ambasador shqiptar. Portali “Lecanton27” shkruan se ambasadori shqiptar në Zvicër, Musafa Nano ka dhënë dorëheqje. Sipas saj lajmin e ka konfirmuar edhe vetë Nano për këtë gazetë.
“Në reagimin e tij, ai ka falënderuar komunitetin shqiptar në Zvicër ndërsa është shprehur se arsyeja e dorëheqjes ishte personale. Aktualisht Zvicra është pa ambasador shqiptar dhe ende nuk dihet se kush do ta zëvendësojë Nanon” – thuhet ndër të tjera në shkrim.
Ndërkohë nuk kemi akoma një njoftim nga ministria e Punëve të Jashtme.