Mustafa Nano: Krimi fenomen sistemik në PS, Rama duhet të flasë edhe për Kajmakun

Arrestimi i ish-kryetarit socialist të Vorës, Agim Kajmaku është temë për të cilën analisti Mustafa Nano thotë se kryeministri Edi Rama duhet të flasë dhe të japë përgjigje. ”Unë pres që Edi Rama të flasë dhe duhet të flasë, sigurisht dihet përgjigja e tij që do thotë që unë se njihja, është një alibi që i ka funksionuar gjithmonë, distancohem nga ai, por kjo përgjigje nuk është e drejtë. Ai duhet të shqyrtojë pak shijet e veta sepse nuk është një dhe dy që pasi janë zgjedhur nga kryeministri dalin me akuza”,-thotë Nano.

Z. Nano, cila është përgjegjësia e PS dhe e kryeministrit që qeveris vendin, për ish kryebashkiak, ish deputetë e ish ministra që kanë rezultuar se kanë të shkuar kriminale apo kanë kryer krim, duke u përfshirë në korrupsion apo kanë lidhje me krimin?

Nuk ka përgjegjësi juridike pasi sistemi i drejtësisë ka vepruar mbi ta. Në momentin që janë zgjedhur nuk kanë ditur gjë që këta kanë pasur probleme. Por lind pyetja si është e mundur që kjo gjë po ndodh me një numër njerëzish dhe mendoj se Rama dhe socialistët në përgjithësi duhet të fusin në vetting dhe shijet e tyre sepse janë të çuditshme qëllojnë atje ku nuk duhet. Zgjedhin njerëz që nuk duhet të zgjedhin. Rama duhet të na japë përgjigje.

Z. Nano, dje PS festoi 31 vjetorin e themelimit, sa i ngjan kjo parti, partisë së themeluar 31 vite me parë, në kuptim të parimeve? U vu re, se munguan ata që janë socialistët e vjetër, si psh. Namik Dokle, Servet Pëllumbi, apo edhe vete Fatos Nano…

Nano ka pasur marrëdhënie të mirë deri vonë me Ramën. Nano besoj se është zemëruar që nuk u pranua nga socialistët si president mirëpo Rama se ka zgjedhur dhe besoj se kjo është arsyeja që ska marrë pjesë, ndërsa të tjerët kanë kaluar në jetë private, janë të tërhequr në pension.

Ndryshimi mes PS të fillimit dhe asaj të Edi Ramës është ndryshim i fortë dhe i madh, PS sot nuk është më një parti që kontrollohet nga fëmijët e baballarëve, por PS është tërësisht në kontrollin e Ramës. Është parti e njëshit. Rama për mua një kombinim i Nanos dhe Berishës.

Ka reagimin demokratik ndaj protestave zërave mediatik si Nano, ka herë pas here një tërheqje kur presioni i opinionit publik është i madh, mirëpo në të njëjtën kohë ka maninë për të sunduar partinë dhe atë po bën. Ka të gjitha institucionet në kontroll dhe përfundimisht kemi një regjim autokratik. Rruga që ka Rama përpara është një autostradë s’ka asgjë për ta penguar.

Marrë nga /MCNTV.al/

SHKARKO APP