Mustafa Nano: Problemi që kam unë me Ramën

Në librin e tij në formë autorrëfimi me titull “Provocateur”, gazetari Mustafa Nano ka zgjedhur të “provokojë” vetveten, duke i bërë vetes intervistë.

Në një nga përgjigjet, Nano tregon se pse nuk i ka kursyer kritikat për Edi Ramën edhe pse i ka dhënë votën.

“Le të flasim pak për Edi Ramën.  Ju nuk  i keni kursyer kritikat ndaj tij, por në fund e keni votuar. E keni votuar me idenë që ai është “e keqja më e vogël”. Cili është problemi që ju keni me të?

Swiss Digital Desktop Reklama

Problemi që kam unë me të është që ai nuk diti, nuk mundi e nuk deshi të ngrihej mbi nivelin e “së keqes më të vogël”, dhe është kjo që, në mos sot, nesër, do të bëjë që ai të shihet a të jetë, si e keqja më e madhe. Është kjo që më jep herë pas here ndjesinë se votën time e kam çuar dëm”, shkruan Mustafa Nano në librin e tij.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?