Mustafaj: Opozita dhe qeveria të lexojnë lodhjen e qytetarëve nga protestat paqësore

Protesta e parë që mbajti Ilir Meta pas 5 viteve si President, e tani si kryetar i Partisë së Lirisë, ishte paqësore dhe jo shumë popullore.

Analisti Besnik Mustafaj thekson se mospjesëmarrja në protestë e asnjë nga deputetëve të grupimit të Enkeljd Alibeajt i la shije të hidhur, ndërsa thotë se qytetarët janë lodhur nga protestat që nuk japin asnjë rezultat. Për të PD, PL dhe mazhoranca duhet të lexojnë lodhjen e qytetarëve nga protestat paqësore.

”Në protestën e Partisë së Lirisë nuk kishte asnjë nga grupi i Alibeajt, mua kjo më la shije të hidhur. Edmond Budina në protestë kërkoi 2 gjëra: tha që protestat duhet të kenë një rezultat, e dyta shtroi një problem që në thelb shpreh një lodhje të qytetarëve nga mënyra e refuzimit të qeverisë kur ata protestojnë. Lodhjen nga protestat paqësore duhet ta shohin edhe PD dhe PL, por edhe qeveria”.

SHKARKO APP