Muxhahedinët në Shqipëri: Na pëlqen këtu, jeni vend demokratik
Muxhahedinë e shohin Shqiperine si nje vend demokratk dhe te lire. Keshtu jane shprehur ata, pasi ikin nga përndjekja e një regjim gjakatar, në Shqipëri ata shohin një tjetër realitet. Ata jetojne ne Qendrën Kombëtare të Azilkërkuesve në Babrru të kryeqytetit.
Nje nje prononcim per Top Channel, Sharjar Qiomanish një inxhinier kompjuterash që ka mbaruar studimet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ka theksuar se populli iranian eshte pro demokracise dhe ata e gjejne sistemin e lire ne Shqiperi.
“Këtu në kamp kalojmë shumë mirë. Stafi është i mrekullueshëm. Ne iranianët jemi një popull që e duam demokracinë dhe Shqipëria për ne është një vend i tillë. Kur të çlirohet Irani, unë dua të kthehem atje, por edhe këtu më pelqen shumë. Falenderojmë qeverinë, por edhe popullin shqiptar që na hapi dyert”, shprehet Qiomanish.
Ndersa nje grua muxhahedine, me profesion mësuese anglishteje, rrëfen masakrat që ka parë nga afër.
“Shumë ekzekutime do të mbeten gjatë në memorien time. Ndaj kam një falenderim të veçantë për qeverinë dhe popullin shqiptar. Unë këtu kam ardhur vetëm pasi babai dhe nëna më kanë vdekur, ndërsa vëllai është në Iran. Kur të çlirohet vendi ynë, ne do të ftojmë qeverinë shqiptare, por edhe popullin shqiptar të vijnë të vizitojnë edhe ata vendin tonë”, thotë Sahara Bayat.
Në pritje të procedurave të statusit të azilantit, muxhahedinët qëndrojnë për disa muaj në kamp dhe më pas strehoen në banesa në periferi të Tiranës, të përcaktuara nga qeveria dhe organizatat në mbrojtje të tyre. Në bazë të marrëveshjes me SHBA-të, në javët në vijim në Shqipëri pritet të mbërrijnë edhe disa qindra muxhahedinë të tjerë. Ata janë tashmë në procesin e integrimit në shoqërinë tonë.
KOHA JONË SONDAZH

