Muxhahedinët rrezik për Shqipërinë? Zv.ministri: Masat që kemi marrë
Etjen Xhafaj, zv.ministër për Europën dhe Punët e Jashtme, foli në ”Abc News”, për situatën pas vrasjes së gjeneralit iranian nga amerikanët Qasem Soleimani. Në vend janë të pozicionuar një pjesë e opozitës iraniane, të njohur si muxhahedinë, ndërsa ka zëra se kjo mund të jetë një kërcënim. Lidhur me këtë, ai u shpreh se situata është duke u monitoruar dhe janë marrë masa.
Pjesë nga biseda:
Ne kemi një pjesë të frontit opozitar iranian që janë në Shqipëri. Aktualisht situata është duke u monitoruar dhe jam i bindur që kemi komunikime edhe në nivel shërbimesh.
Mund të sjellë probleme për vendin tonë prezenca e këtyre njerëzve apo familjeve?
Absolutisht ata janë familje. Aktualisht konflikti nuk është mes fraksionesh në Iran dhe kemi një fraksin këtu. Konflikti është mes Amerikës dhe Iranit, rrjedhimisht nuk flitet vetëm me këta. Nuk është një rast që lidhet drejtpërdrejtë me ata por ka pasur raste edhe në të shkuarën.
Ka masa të jashtëzakonshme sigurie në momentet që po flasim?
Ka masa sigurie por jo të jashtëzakonshme. Sigurisht ka masa në të gjitha ambasadat në të gjithë rajonin dhe ne jemi duke monitoruar dhe komunikuar me ata shtetas shqiptarë që janë në ato vende, por nuk mund të flas për masa specifike./