Muxhahedinët tregojnë kushtet skandaloze në kampin e Babrrusë

Disa prej muxhahedinëve të ardhur nga Lindja strehohen në një kamp në Babrru, në periferi të Tiranës. Kampi është i ndarë në gjashtë godina dhe secila prej tyre është e ndarë në 5-6 dhoma.

Një shtetas irakien ka dërguar në BalkanWeb një video nëpërmjet së cilës kërkon të dëshmojë kushtet skandaloze në të cilat ata jetojnë.

Ai shkruan në redaksinë tonë se prej 3 muajsh nuk kanë ujë të ngrohtë. Edhe pse janë ankuar për këtë fakt, askush nuk u kanë dhënë atyre një zgjidhje.

Swiss Digital Desktop Reklama

Mes të tjerash ai tregon se nuk kanë as lugë për të ngrënë. “Jetojmë 5 vetë në një dhomë të vogël. S’kemi as lugë për të ngrënë bukë. Jemi 100 vetë dhe kemi vetëm 10 lugë. Edhe dyert janë të shkatërruara,” tregon ai.

Swiss Digital Mobile Reklama
Refugjatet tregojnë kushtet skandaloze në kampin e Babrrusë

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?