Muzeu në Kryeministri, 1300 vizitorë vetëm 5 ditë pas hapjes

Vetëm pesë ditë pas hapjes, muzeu në Kryeministri ka tërhequr vëmendjen e qytetarëve vendas, por edhe turistëve të huaj. 1300 është numri i vizitorëve deri ditën e hënë dhe për drejtuesen e projektit Falma Fshazi, interesi ka ardhur nga grupmosha të ndryshme.

Interesi i qytetarëve vendas por edhe të huaj ka qënë i lartë sidomos të shtunën.

Pas vizitës, qytetarët shkruajne mbresat në një libër të veçantë dhe dedikimi i parë vjen nga kancelarja gjermane, Angela Merkel.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Kjo tregon formën e duhur drejt formës më të lartë të demokracisë direkte”.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Demokracia është qeverisja e popullit për popullin nga populli”.

“Kur bien muret popull-qeveri ngrihen muret e demokracisë”.

“Nuk dua të them asnjë përshtypje pozitive: dua vetëm të them se na krijuat shpresë”.

Muzeu ne hollin e Kryeministrisë do të qëndrojë hapur deri në fund të muajit korrik, ndërsa në gusht do të mbyllet për t'u rhapur në shtator.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?