Muzikë jashtë orarit të lejuar, gjobiten me nga 1 milionë lekë tre lokale në Vlorë e Sarandë

Dy bar- restorante dhe një lokal në Vlorë e Sarandë janë gjobitur pasi mbanin muzikën hapur pas orës 20:00.

Policia njofton se gjobat janë nga 1 milionë lekë për secilin nga administratorët e lokaleve.

Dy prej bar- restoranteve janë në Vlorë kurse lokali në Sarandë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ndërkohë që prej disa ditësh tashmë me akt normativ muzika nuk lejohet në asnjë ambient shërbimi pas orës 20:00 në kuadër të masave për parandalimin e përhapjes së COVID-19. Kurse lokalet e natës dhe diskot e kanë të ndaluar kategorikisht hapjen.

Swiss Digital Mobile Reklama

NJOFTIMI NGA POLICIA

Vlorë, Sarandë

Policia ka ndëshkuar me nga 1 milion lekë gjobë, administratorët e tre lokaleve, pasi u konstatuan duke ushtruar aktivitet me muzikë në kundërshtim me Aktin Normativ.

Strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë, në vijim të kontrolleve të ushtruara në subjekte të ndryshme, me qëllim parandalimin e përhapjes së COVID-19, kanë evidentuar dy bar-restorante në Vlorë dhe një lokal në Sarandë që vazhdonin të ushtronin aktivitet me muzikë pas orës 20:00, në kundërshtim me Aktin Normativ, duke mos respektuar kufizimin e përcaktuar nga Policia e Shtetit.

Për secilin nga këto subjekte, me administratorë shtetasit G. L., K. N. dhe F. M., shërbimet e Policisë kanë vendosur masë administrative 1.000.000 lekë.

Policia e Vlorës apelon për të gjithë administratorët e subjekteve që ushtrojnë aktivitet, të respektojnë me rigorozitet protokollet e sigurisë dhe masat kufizuese, me qëllim parandalimin e përhapjes së COVID-19.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?