Muzikë të lartë pas orarit të lejuar, gjobitet pronari i lokalit në Durrës

Ndëshkohet me gjobë 1.000.000 lekë, pronari i një subjekti në Durrës, pasi u konstatua duke ushtruar aktivitet në kundërshtim me Aktin Normativ. Bien në prangat e Policisë edhe 2 shtetas të shpallur në kërkim kombëtar.

NJOFTIMI I PLOTE

Shërbimet e Stacionit të Policisë Plazh, në vijim të kontrolleve të ushtruara në subjekte të ndryshme, me qëllim parandalimin e përhapjes së COVID-19, kanë evidentuar dhe ndëshkuar një subjekt në lagjen nr. 13, Durrës, pasi u konstatua duke ushtruar aktivitet me muzikë të lartë pas orarit të përcaktuar në Aktin Normativ, duke mos respektuar protokollet e sigurisë.

Për subjektin në fjalë, me pronar shtetasin H. D., shërbimet e Policisë kanë vendosur masën administrative 1.000.000 lekë.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Krujë, në vijim të punës për kapjen e personave në kërkim dhe vënien e tyre para përgjegjësisë penale, ndaluan shtetasit:

V. K., banues në Borizanë, Krujë, pasi më datë 22.08.2020, gjatë kontrollit të ushtruar përreth banesës së tij janë gjetur disa bimë narkotike të dyshuara si cannabis sativa.

T. K., 56 vjeç, banues në Bushnesh, Krujë, pasi Gjykata e Apelit Tiranë i ka vendosur masën “Arrest në burg”, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Krujë, për veprime të mëtejshme.

SHKARKO APP