Myftiu Gurra: Eshtë ora që zëri kumbues i studentëve duhet të gjejë udhë
Kryetari i myftinisë së Tiranës, imami Ylli Gurra bën thirrje për dialog mes studentëve dhe qeverisë.
Përmes një postimi në facebook Gurra shkruan “eshte momenti, eshte ora qe zeri kumbues i studenteve duhet dhe ka arsye te gjeje udhe e te perkthehet ne komunikim mirebesues e ne dialog per te folur e shprehur hapur, ne sy e shqip Qeveri-Studente e per t’i permbyllur vetem me zgjidhje kerkesat ne fjale dhe jo vetem.”
Postimi ne facebook
Duke ndjekur me shume vemendje keto dite protesten studentore si nje impuls rinor per arsimin dinjitoz, me se pari vlen te thuhet se pa medyshje meritojne mirenjohjen tone per ate qe hodhen drite mbi realitetin universitar, jeten studentore e i thane jo me neperkembjes se altarit te dijes nga ekstremizmi babezites i korrupsionit pa fre, marramendes dhe shume pengesave te te njejtes natyre.
Me vetedijen qe kalvari i problematikave mbetet i kahershem ne boten universitare te pasviteve 1990, eshte inkurajues reflektimi dhe gatishmeria e institucioneve shteterore, qeverise, perballe legjitimitetit te kerkesave te studenteve.
E per kete eshte momenti, eshte ora qe zeri kumbues i studenteve duhet dhe ka arsye te gjeje udhe e te perkthehet ne komunikim mirebesues e ne dialog per te folur e shprehur hapur, ne sy e shqip Qeveri-Studente e per t’i permbyllur vetem me zgjidhje kerkesat ne fjale dhe jo vetem.
Ndaj edhe i urti Mit’hat Frasheri do te shkruante e thoshte;” Ena kallajiset se brendshmi”, thenie qe vlen per gjithkend tashme keto 3 dekada. E ndaj, reagimi dialogues i studenteve i pasuar me zgjidhje konkrete nga institucionet e shtetit do te jete shenje, tregues i konsolidimit te komunikimit qytetar e civilizues mbeshtetur mbi vlerat qe gjejne respektim te ndersjelle ne shoqerine e familjes europiane ku gjitheshpresojme si nje vend qe mese fundmi le pas agonine e tranzicionit per te hyre ne agimin e nje lirie e shoqerie qe ka ” kult ” respektimin e te drejtave, sigurine dhe te ardhmen premtuese.
KOHA JONË SONDAZH

