Myftiu i Shkodrës: A ka krim më të madh sesa me vra njeriu nënën e babën?

Faljen e Fiter Bajramit, besimtaret myslimanë të Shkodrës e kryen mëngjesin e kësaj të premteje në xhamitë e qytetit. Myftiu i Shkodrës, imam Muhamed Sytari zgjodhi që në fjalën e tij t’i kushtojë një ndalesë të veçantë situatës që po kalon sot shoqëria shqiptare e jo vetëm. Krimi brenda familjes dhe vrasjet që po tronditin sot vendin, janë një kambanë alarmi që kërkon zgjidhje të menjëhershme tha myftiu Sytari.

Mesazhi

A ka krim më të madh se sa me vra njeriu nënën e babën e tij, a ka krim më të madh se sa mos me u kujdes njeriu për prindërit e tij? A ka krim më të madh se sa me pa burra e gra që shkojnë nëpër azilet e pleqve sepse fëmijët e tyre nuk kanë vend në shtëpitë e tyre për të mbajtur prindërit?! O Zot si nuk hapet Toka e nuk ndahen Qiejt!!

Swiss Digital Desktop Reklama

A ka krim më të madh se sa mosrespektimi dhe moskërkimi i bekimeve nga prindërit?! Mosvrasja e foshnjave nga frika e varfërisë teksa shohim e lexojmë për shtimin e aborteve e për shtimin e abandonimit të fëmijëve, foshnjave të vogla. Për ta, a ka njerëzillëk në këtë botë?! Lëreni fenë, hiqe, se nuk ka fe tek ata njerëz, por a ka njerëzillëk? A mendojnë se nga kanë ardhur, a mendojnë se ku do të shkojnë, a mendojnë se do të japin llogari një ditë për atë krim.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?