Myftiu i Tiranës: Vota është dinjitet është pushtet
Myftiu i Tiranës, Ylli Gurra i ka bërë thirrje qytetarëve që të dalin e të shprehin vullnetin e tyre me votë. Për të, vota është dinjitet e pushtet. Po ashtu ai bëri apel për respektimin e rezultatit të votimeve, duke thënë se cilado qoftë pala fituese, nuk kanë vend ndasitë politike.
”Sot është një ditë e diel e mrekullueshme. Dëshiroj ti drejtohem çdo besimtari që të dalë pa ngurrim me besim për të shprehur demonstruar dhe shpalosur bindjet e tyre dhe për të përdorur të drejtën e madhe të pushtetit të tyre në këto zgjedhje. Çdo qytetar në këto 5 orë i drejtohem përmes kësaj thirrje që të dalë të shprehë votën për cilëndo bindje, qeverinë aktuale apo tjetër. E rëndësishme është që zëri ynë të dëgjohet të shpaloset, vota është dinjitet, vota është pushtet një e drejtë sublime në sistemin demokrat, vota është domethënie e të gjithë sistemit tonë. Ne u japim përgjegjësi të gjithë klasës politike e cila do të marrë përgjegjësinë e administrimit. Çdo qytetar dhe qytetare të dalë bashkë me familjet dhe ta shprehë këtë në kutitë e votimit cilado qoftë preferenca e tyre”, tha ai.