Mynyr Koni letër ministres Shahini: Shty zgjedhjet në Universitete
Rektori i Universitetit të Tiranës, Mynyr Koni i ka kërkuar publikisht ministres së Arsimit, Besa Shahini që të shtyjë zgjedhjet për autoritetet dhe organet drejtuese në institucionet publike të arsimit të lartë në vend.
Në një letër publike, rektori Koni i kërkon ministres Besa Shahini që të bëjë ndryshimin e urdhrit deri në shfuqizimin e Vendimit të Këshillit të Ministrave për shpalljen e fatkeqësisë natyrore në vend si dhe të urdhrave të Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mirëqënies Sociale.
Referuar edhe vendimeve të ministrisë për mënyrën si do të frekuentojnë studentët auditorët këtë periudhë, rektori Mynyr Koni i thotë ministres Shahini se duke mos ndryshuar Urdhërin për zgjedhjet, “jeni duke përjashtuar mbi 15 mijë studentë të Universitetit të Tiranës nga procesi zgjedhor dhe e drejta e tyre ligjore për të zgjedhur dhe për t’u zgjedhur”.