Myslim Murrizi: Më mirë pa opozitë fare se sa me këta të tredhur dhe të blerë nga Rama!

Ish-deputeti demokrat, Myslim Murrizi, ka shpërthyer me akuza e fyerje ndaj deputetëve të PD që votuan sot pro ratifikimit të marrëveshjes së Shqipërisë për Bordin e Paqes me Palestinën, ku Edi Rama do të përfaqësojë vendin tonë.

Ish-deputeti thekson se duhej ratifikuar, por jo me Edi Ramën si përfaqësues, duke lenë të kuptohet se Presidenti i Republikës është kryetar shteti dhe përfaqëson shtetin në ngjarje të tilla.

Në sallën e parlamentit ishte kryeministri Rama që u tall me PD. Ai iu drejtua deputetëve të Berishës: ”Do ngrini kartonin dhe do votoni Bordin e Paqes dhe mua si përfaqësues i Bordit të Paqes në Shtëpisë së Bardhë, sot do ngrini kartonin”, duke lenë të nënkuptohet se nuk ia mbante Berishës të mos votonte pro kërkesës së Presidentit Trump.

Swiss Digital Desktop Reklama

Edi Rama, përveç ftesës nominale, e kaloi në parlament votimin për të provokuar Berishën dhe PD. Sepse në Kosovë Vjosa Osmani e firmosi në Davos të Zvicrës, pa votë parlamenti.

Swiss Digital Mobile Reklama

Në një postim në rrjetet sociale, Myslim Murrizi nuk i ka kursyer sharjet dhe ofendimet ndaj deputetëve të PD.

I ka quajtur turp për demokratët se kush i përfaqëson si deputetë në parlament, që janë servilë dhe pa shtyllë kurrizore. Murrizi hedh akuza të forta se disa deputetë të PD kanë interesa me pushtetin dhe përfitojnë nga kryeministri Rama, e ndërkohë bëjnë sikur shajnë shefin e qeverisë.

“Një opozite e tredhur nga frika apo servilizmi, nga blerja apo pazaret e pista me rregjimin është me keq se sa pa opozitë fare! Tani dilni te shtunën e flisni  gjoja “ kundra” Ramës në protestë se nuk ju pjerdh askush se jeni legena!”- shkruan Myslim Murrizi.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A të drejtë Trumpi për Groenlandën?