Myslimanët në aksion vullnetar për fikjen e zjarreve në Tiranë
Besimtarët myslimanë i janë përgjigjur pozitivisht thirrjes së bërë nga shërbimi zjarrëfikës i Tiranës për të qenë pjesë e aksioneve vullnetare për fikjen e flakëve.
Në zonën e Pezës, ku zjarrëfikësit vijojnë misionet për vënien nën kontroll të flakëve, besimtarë të disa xhamive të Tiranës punuan disa orë bashkë me efektivët e zjarrëfikes deri në izolimin e tyre.
Myftiu i Tiranës Ylli Gurra i bëri thirrje qytetarëve që të jenë pjesë e aksioneve të tilla dhe tha se se mbrojtja e jetës, e pyjeve është edhe një obligim fetar.
Ylli Gurra: Në rastet e nevojshme, të kërkuara dhe të domosdoshme besimtarët dhe qytetarët do të jenë të gatshëm jo vetëm si besimtarë por detyrim qytetar për të shpëtuar pyjet. Mbrojtja e pyjeve është shenjtëri për cilindo besimtar dhe qytetar.Shkëlqim Goxhaj: Falenderoj për pjesëmarrjen sepse në këto ditë duam sa më shumë njerëz që të na ndihmojnë, vullnetarë, solidarë që të bëhen pjesë e jona në këto ditë të nxehta dhe temperatura të larta.
Shërbimi zjarrëfikës dhe vullenatërt punuan disa orë deri në izolimin e flkëkëve në Maknor, në njësinë administrative Pezë.


