Myslimani lë vajzën të mbytet në det, nuk lejoi t’ia shpëtonin

 

Një vajzë në Dubai u mbyt në ujë pasi babai i saj nuk i lejoi rojet e shpëtimit që të futen në ujë për ta nxjerrë, duke thënë se do e ç’nderonin po ta preknin. Babai u përplas me rojet e plazhit, ndërsa ata po përpiqeshin të hynin në ujë për të shpëtuar 20-vjeçaren.Por kur rojet e vunë fillimisht babanë e vajzës nën kontroll, ishte shumë vonë. Një zyrtar i policisë tha se burri nga Azia po bënte një piknik në det me gruan dhe fëmijët.

Por vajza e tij 20-vjeçare nisi të mbytej. Megjithatë babai nuk i lejoi dy rojet e plazhit të hynin për ta shpëtuar.

“Ai ishte një burrë i gjatë dhe i fuqishëm. Nisi të shtynte dhe pengonte rojet dhe u bë i dhunshëm me ta,” tha zyrtari i policisë.

“Ai u tha se preferonte që vajza e tij të vdiste, në vend që të prekej nga burra të huaj. Ajo vdiq për fat të keq në një kohë kur kishte shansin të jetonte”.

 

Babai është arrestuar dhe është nën akuzë.

SHKARKO APP