Myslimani me 2 gra i plagosur nga gruaja: “Lirojeni se më goditi pa vullnet, po bënim dashuri”

“Unë kam dy gra dhe jam baba i 10 fëmijëve. Më i vogli është 1 vjeç e 3 muaj”. Një rrëfim i pazakontë i një burri Shqiptar, i cili e pranon hapur poligaminë, duke marrë shkas dhe nga lejimi që i bëhet meshkujve myslimanë. Ai pohon se Rudina është gruaja e tij e parë dhe është nga Bulqiza dhe më të ka 6 fëmijë. Gruan e dytë e ka pa celebrim dhe ka 4 fëmijë.

Ai më tej ka deklaruar se: “Unë jam besimtar mysliman dhe feja na lejon që të kem shumë gra. Por jetojmë në një vend këtu në Shqipëri ku ligjet nuk e lejojnë një gjë të tillë. Nusja ime e parë bëri një veprim të shëmtuar. Ajo më plagosi me thikë teksa isha në gjumë. Por, unë e kam falur atë, pasi nuk ishte në vete”.

Besnik Basha nga Fushë-Bulqiza, baba i 10 fëmijëve, afro një muaj pasi u masakrua me thika nga bashkëshortja e tij 36-vjeçare, Rudina Basha. Ai i ka hedhur gjithçka pas shpine dhe këmbëngul që gruaja e tij e parë e ka bërë krimin në mënyrë të pavetëdijshme dhe kërkon që ajo të lihet e lirë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Një pjesë e intervistës për Gazetën Shqiptare

Swiss Digital Mobile Reklama

Përse ju sulmoi Rudina dhe ku ndodhi ngjarja?

Ngjarja ndodhi në qytetin e Bulqizës, në banesën që gruaja ime kishte marrë me qira. Ajo ishte larguar nga unë dhe banonte në qytet.

Iku vetë apo e kishit përzënë ju?

Jo, jo. Rudina u largua nga shtëpia pa dëshirën time. Fillimisht shkoi te prindërit e saj, e më pas bëmë marrëveshje që për hir të 6 fëmijëve që kemi të bashkoheshim në një shtëpi me qira në qytet. Ndërkohë që qiranë ia paguanin prindërit.

Ju, e takonit gjatë kohës që ajo banonte në qytetin e Bulqizës?

Shkova te banesa e saj që ta takoja, të bisedonim dhe të arrinim në një kompromis. Rudinës nuk i pëlqeu që unë shkova ta takoja, por më pas u qetësua. Unë qëndrova atë natë me të, madje bëmë dhe dashuri. Më pas debatuam, u grindëm. Unë e kam ofenduar, sepse ky është mentaliteti I malësorit, dhe ajo u mërzit. Unë isha duke fjetur, kur ajo më goditi me thikë në bark. Ishte ora 3 e natës kur në plagosi. Më ka goditur instinktivisht, pa vullnetin e saj. E përsëris, ishte në gjendje depresive kur më goditi, ndaj e kam falur dhe kam shumë dëshirë që Rudina të dalë nga burgu.

Screenshot_1-70

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?