”Na fali buzëqeshje në ditë të vështira”, Basha mesazh ngushëllimi për ndarjen nga jeta të Gëzim Krujës

Kreu i PD, Lulzim Basha ka reaguar lidhur me ndarjen nga jeta të aktorit shkodran të humorit, Gëzim Kruja.

Basha ka një mesazh ngushëllimi për 80- vjeçarin teksa shprehet se artisti i madh fali buzëqeshje në ditë të vështira.

Më tej lideri opozitar shprehet se njerëz si Gëzim Kruja mbesin përjetë mes nesh me dhuntinë për të vënë buzagaz e për të parë më të mirën dhe në kohë të vështira apo kohë sprovash.

STATUSI I LULZIM BASHËS
Me hidhërim mësova lajmin e ndarjes nga jeta të Gëzim Krujës, artistit të madh shkodran të humorit që na fali buzëqeshje në ditë të vështira, e sot me dhimbje duhet ti themi lamtumirë.

Njerëz si ai mbesin përjetë mes nesh me dhuntinë për të na vënë buzagaz e për të parë më të mirën edhe në kohë vështirësish e sprovash.

Ngushëllime familjes Kruja, miqve dhe kolegëve të tij artistë. U prehtë në paqe!

SHKARKO APP