“Na kërcënojnë me bukën e gojës”, Minatorët e Munellës ne Fushë Arrës i ankohen Bushatit: Këtu nuk jetohet më

Në rrethin e Pukës pjesa me e madhe e banorëve kanë si të vetmen mënyre jetese punen në minirën e Munellës. Minatorët e kësaj zone shprehen se nuk kanë asnjë kusht apo siguri sa më te vogel për jetën e tyre brenda galerive ku nxirret edhe bakri.
Drejtuesi politik i qarkut Shkodër, Helidon Bushati zhvilloi një takim me punonjësit, ku mes disktutimeve minatorët shfaqën problematikat e tyre ku vinin theksin tek kushtet jashtë cdo standarti për jetën dhe rrogat minimale. Sipas tyre qeveria i ka lënë jashtë cdo vëmendje ku e e vetmja rrugëzgjidhje për ta është braktisja e kësaj miniere.
Problem në këtë zonë, mbetet edhe infrastruktura rrugore që lidh Fush Arrëzin, me minierën e Munellës, ndotja e ujit te pijshem apo investimet ne bujqesi.

Bushati , pasi degjoi shqetësimetne punonjësve i njohu me programin e partisë demokrtike, si e vetmja alternative e cila mendon për të gjithe shqiptarët. Ai angazhohet se sëbashku me kryeministrin e ardhshëm Lulzim Basha do të shohin me përparësi trajtimin ekonomik, financiar, pensionet e ulta por edhe rregullimin e infrastrukturës rrugore dhe jetësore për banoret e kesaj zone.

Zbardhja e Plotë:

Swiss Digital Desktop Reklama

Problematika shumë e madhe , 2021 për ne ka ardhur si katastrofë. Punojmë në kushte të vështira, rrogat janë të ulta, në krahasim para 2013. Sa të ngresh zërin për dicka , thotë firmos procesverbalinpër tu larguar nga puna, thonë mos ngre zërin për asgjë, aty ka tym, gaz, nuk e di si jetojmë ne. Këtu është qujt parajsë, por për mendimin tem jemi keq.

Swiss Digital Mobile Reklama

Pensionet e miniatorëve janë copë copë. Kam babin me 43 punë që I ka, nga këto gjysma i ka të minierësdhe I ka dal pensioni 200 mije lekë .Është katastrofë.

Ne kemi pas një kamp (kampi Qasbarit), matan kësaj kodre edhe aty i kanë dërguar kokat më të zgjuara të asaj periudhe dhe I kanë burgos atje. Tani kanë ndërru vend bijtë e të parëve, e kanë shfrytëzu ata të parët atje dhe këtë kampin e kanë pru këtu. Ne si familjarë që jetojmë në këtë fshat , jetojmë më keq sepse të paktën familjet e atyre që kanë qëne në burg nuk e kanë marr këtë ajër të pistë. Ne nuk mund të jetojmë këtu, ju e pat rrugën si ishte, pra këto marrin flori prej këtu dhe nuk hedhin një lopatë në rrugë. Tani në periudhën e verës, nuk kemi ujë për të pi, as të vadisim, sepse është i ndotur.

Ketu nuk e di si jetohet, s ka ku pin ujë dhia, lopa. Ketu s ka ujë, ska drita, s ka rrugë, këtu s punohet. Këtu futet djali 30 vjec nëntokë, për 30 mijë lekë si paga më e madhe dhe gjysma I bëjnë ilace.
Këtu ka 8, 9 vite që nuk vë dorë kush, I ka majt Zoti këta shokë.
Ka 20 e ca vite që janë këto zotërinjtë dhe nqs është një kontratë që ka ba shteti , ai të paktën ku ka prish , të rregulloj, të kishte mbjellë pemë. Sot5 këtu pas 20 vitesh do ishte më gjelbërim, por shihe si ëshrë vetëm pluhur, acid dhe ne jetojmë këtu.

Është bërë një kërkesë që mali i Muneles, të bëhet zonë e mbrojtur, ketu ka kafshë të egra që janë të rralla.

Helidon Bushati- Kryeministri i ardhshem Basha ka deklaruar se që në muajt e parë të qeverisjes demokratike, do të ulet me shoqata dhe sindikatat e miniatoreve për të bërë trajtimin ekonomik, financiar të ndihmës, pensioneve , të atyre që punojnë sot në miniera apo kanë punuar dhe sot kanë pensionin 200 mijë lekë.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?