“Na lanë me gisht në gojë”, gruaja i qahet Ramës: Ulu moj xhan, me radhë

Më tej gjatë dëgjesës, një tjetër qytetare iu ankua Kryeministrit, se kur PD erdhi në pushtet e kanë hequr nga puna, dhe se ajo kishte mbetur e pastrehë.

Kryeministri iu përgjigj se do kontaktohet me Bashkinë për të gjetur një zgjidhje.

Replikat:

Swiss Digital Desktop Reklama

Qytetarja: Na lanë me gisht në gojë, më hoqën nga puna kur erdhi PD-ja në pushtet. S’kam shtëpi.

Swiss Digital Mobile Reklama

Rama: Tani ulu se të dëgjova moj xhan, ta marrim me rradhë se duan të flasin dhe të tjerët. Do ta diskutoj me Bashkinë se mundësitë me strehimin janë ato që janë.

Ne kemi detyruar me ligj kompanitë, meqë na thonë se mbështesim oligarkët, në fakt ata i ka gjetur belaja se 3 % të ndërtimit do të japin për familjet e reja. Për çështjen tuaj do flas konkretisht nëse ka një mundësi për të ndihmuar.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?