“Na le pa kokërr leku”! Të gjithë duken të qeshur, përveç Ruçit

Takimet e kryeministrit në disa prej zonave rurale të vendit po kthehen edhe në tubime ku dëgjon shumë batuta.

Një ditë më parë, Rama ishte në Roskovec.

“E gjetëm bujqësinë në kufijtë e mbijetesës, duke filluar nga etja e mijëra e mijëra hektarëve tokë për ujë, në mes të Europës, në shekullin e 21-të. E trashëguam në 2013 Shqipërinë me vetëm 130 mijë hektarë që ujiteshin dhe verën e 2017, Shqipëria do ketë 225 mijë hektarë që ujiten!” shkroi Rama.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ai postoi edhe një seri me foto, ku të gjithë duken të qeshur.

Swiss Digital Mobile Reklama

Madje vetë Rama vendosi si foto dite një foto duke qeshur me një fëmijë.

I vetmi që duket serioz është Gramoz Ruçi, që nuk qesh në asnjë prej fotove.

Ndërkohë gjatë vizitës së djeshme, një djalë rom iu drejtua Ramës: “Na le pa kokërr leku o Edi Rama”.

Batuta e tij shkaktoi të qeshura te gjithë, por jo te Rama dhe stafi i tij.

[youtube url=”https://www.youtube.com/watch?v=4ZvuBYfSMTE” width=”560″ height=”315″]

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Pas vendimit të gjykatës kushtetuese a duhet liruar Erion Veliaj dhe të gjykohet në gjëndje të lirë?