Nacionalistët ekstremistë të Kombëtares: Lironi Ismail Morinën, heroin e Beogradit ose Tirana në flakë!

 

 

Nuk e kanë përtypur arrestimin e Ballist Morinës nga policia. Disa grupe tifozësh ekstremistë kanë kërcënuar me gjakderdhje në rast se tifozi-hero Ballist Morina nuk lirohet nga Policia e Tiranës.

News 24 raporton se në redaksinë e saj kanë mbërritur disa emaile nga grupe ekstremistësh tifozët, të cilët janë shprehur shumë të irrituar për arrestimin e Ismail Morinës një ditë përpara ndeshjes me serbinë.Ata kanë kërcënuar se në rast se Morina nuk do të lirohet, Tirana do të ndizet në flakë në momentin e mbërritjes së Kombëtares serbe në tokën shqiptare. Mendohet se grupi i madh i ekstremistëve do të synojë tu dalë para autobuzit me futbollistët serbë tek sheshi Skenderbej, duke u shtrirë para autobuzit.

Dhe do të kërkojnë lirimin e Ballist Morinës. Por forca të shumta policie do të jenë në shoqerimin e autubozit dhe delegacionit serb. Por mendohet se dhe një grup tjetër do krijojë incidente para hotel Rogner në shenjë revolte ndaj ndalimit të idhullit të tyre . Sipas informacioneve mësohet se forcat e ndërhyrjes do të jenë para dhe anash autobuzit te futbollistëve serbë.

 

Një email është dërguar nga “Njësitë Guerile Tiranë” dhe tjetri nga “Brigadat e Kuqe”. Lexoni më poshtë përmbajtjen e plotë të tyre:

Emaili parë

Duke pare me shume vemendje zhvillimet e fundit ne pragndeshjen historike qe luajme kundra Shkijeve kundra armiqeve tane serb kerkojme :

Lirimin sa me te shpejt te Ballistit Ismail Morines dhe te 3 vellezerve tane te arrestuar dje ne darke.

Ne rast te kundert nqs nuk lirohen para ores 18.00 nuk do mbajme pergjegjesi per cka mund te ndodh sot me mberritjen e kombetares Serbe.Do ndizet tirana flak sot dhe turpi do bjere mbi ju.

Njesitet Guerile Tirane 07.10.2015

Emaili i dytë

Na vjen shume keq qe vellau jone Ballist Morina eshte arrestuar mbreme,kjo duket qarte se eshte manipuluar dhe spiunuar nga qarqe antishqiptare,nga UDB-ja serbe,nga duka,nga rama dhe nga shume e shume te tjere.Por i bejme me dije Policise se Shteti Saimir Tahirit Edi Rames Armando Dukes se kombetares Serbe armikut tone te perjetshem do i behet nje pritje madheshtore ashtu sic e meritojne armiqte tane.Sado qe mendoni se keni marre masat e mjaftueshme per pritjen e Shkijave sot do i tregohet botes se ne jemi SHQIPTAR DHE ASKUSH NUK NA SHKEL ME KEMBE. NUK E KEMI HARRUAR 14 TETORIN Ju paralajmerojme se nqs do nderhyni kunder BRIGADAVE TE KUQE DO TE KETE GJAKEDERDHJE

VEC SHQIPERI ETNIKE SHQIPERI E MADHE

JA VDEKJE JA LIRI

 

BRIGADAT E KUQE

SHKARKO APP