Nafta kalon 100$ për fuçi pas tensioneve me Iranin, bien tregjet globale të aksioneve
Çmimi i naftës u rrit mbi 100 dollarë për fuçi të enjten, pasi sulmet e Iranit ndaj transportit dhe infrastrukturës tronditën tregjet, duke bërë që tregjet globale të aksioneve të bien.
Çmimi i Brent u rrit me 9.4% në 100.58 dollarë për fuçi, duke ushtruar presion mbi tregjet e aksioneve në botë. Futures për S&P 500 ranë me 1%, ndërsa Stoxx Europe 600 futures ranë me 0.7%.
Edhe tregjet aziatike të aksioneve ranë, me indeksin Topix të Japonisë që u ul me 1.6%.
Dollari amerikan u forcua me 0.3% kundrejt partnerëve kryesorë tregtarë, ndërsa ari ra me 0.5% në 5,150 dollarë për ons troje.
Yield-et e bonove 10-vjeçare të Thesarit amerikan u rritën me 0.03 pikë përqindje në 4.24%.
Yield-et e bonove lëvizin në drejtim të kundërt me çmimin e tyre (kur çmimi i bonove bie, yield-i rritet dhe anasjelltas).
Çmimet e gazit në Evropë ndoqën rritjen e naftës, duke u rritur deri në 7.7% në 53.83 euro për megavat-orë, pasi infrastruktura energjetike në Lindjen e Mesme u godit përsëri gjatë natës.
Tre anije u sulmuan në Gjirin Persik, ndërsa rezervuarë karburanti në Bahrein u përfshinë nga flakët të enjten në mëngjes.
Rezervuarët e karburantit në Bahrein u përfshinë nga flakët herët në mëngjesin e së enjtes për shkak të “agresionit iranian”, sipas një deklarate të Ministrisë së Brendshme.
Pamjet video të publikuara nga ministria tregojnë rezervuarë karburanti në rajonin Muharraq në flakë, ndërsa ekipet e zjarrfikësve po punojnë për të shuar zjarrin.
Ministria këshilloi gjithashtu banorët e disa qyteteve dhe fshatrave përreth të qëndrojnë në shtëpi dhe të mbyllin dritaret.
Sipas një zëdhënësi të qeverisë, sulmi ndodhi mes orës 03:00 dhe 04:00 të mëngjesit sipas orës lokale./ FT
KOHA JONË SONDAZH

