Naftëtarët e Ballshit anulojnë protestën e të premtes

Naftëtarët e Ballshit megjithëse kanë arritur një marrëveshje me këshilltarin e ministrisë së Energjisë, Ilir Bejtja, nuk kanë besim në premtime, duke iu referuar dhe videokonferencës me kryeministrin Edi Rama në janar.

Një ditë pas protestës së dhunshme ata janë mbledhur në qendër të qytetit të Ballshit. Në takimi me Bejtjan ata thanë se nëse deri të hënën nuk zbatohen tre pikat e marrëveshjes, kthimi në punë i punonjësve, rifillimi i uzinës dhe pagat e prapambetura, ata do të protestojnë sërish,

Në takimin me Bejtjen u ra dakort që të hënën të vazhdojë dialogu mes sindikalistëve e naftëtarëve, përfaqësuesve të qeverisë edhe drejtuesve e administratorit të kompanisë.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A të drejtë Trumpi për Groenlandën?