Naftëtarët e ngujuar në grevë urie: Zoti Ruçi, ju mund të na jepni zgjidhje!
Për herë dytë brenda një viti, naftëtarët e Ballshit kanë nisur grevë urie për të kërkuar pagat e parapambetura dhe rinisjen e punës në Rafineri.
Aktin ekstrem thonë se u detyruan ta marrin pas asaj që e cilësojnë indiferencë tallëse e instiucioneve përballë shqetësimeve.
Por ndryshe nga shkurti, kur dolën me 3 rroga të prapambetura, këtë herë thonë se nuk ka më kthim pas pa zgjidhjen përfundimtare.
Ora News ishte mbrëmjen e sotme brenda dhomës ku janë ngujuar prej mesditës, në qendrën shëndetësore pranë uzinës së përpunimit të thellë të naftës në qytetin e Ballshit.
Mbi kokat e tyre gjendet i shpalosur flamuri kombëtar, ndërsa në murin e dhomës janë të ngjitura pankarta me mesazhe të ndryshme si “Zoti Kryeministër kërkojmë pagat tona jo lëmoshë”,”Deputetë të qarkut na mbroni nga hajdutët, “Zoti Ruçi, ju mund të na jepni zgjidhje” etj.
Ndërkohë jashtë qendrës shëndetësore, qëndrojnë një pjesë tjetër e naftëtarëve.
Para se të ndërmerrnin aktin ekstrem, naftëtarët kanë zhvilluar protesta dhe takime që nuk kanë sjellë zgjidhjen e problematikës.