Naftëtarët grevistë të Ballshit: Nëse s’plotësohen kushtet do vdesim këtu! Nuk kthehemi duar bosh në shtëpi
Ka hyrë në ditën e dytë greva e urisë së naftëtarëve të Ballshit.
Raportohet se grevistët kanë paralajmëruar se nuk do të heqin dorë nga kauza e tyre.
“Nëse nuk na plotësojnë kushtet do të vdesim këtu. Nuk kemi si të kthehemi në shtëpi duar bosh. Çfarë do t’i çojmë fëmijëve, duan të hanë”, thanë grevistë
Kujtojmë se dje naftëtarët pasi u mblodhën para Rafinerisë së Ballshit, punonjësit vendosën që të përshkallëzojnë veprimet e tyre, ndërsa iu drejtuan gresës së urisë. Në këtë grevë urie janë 10 naftëtarë.