Najada Çomo zbulon arsyen pse pranoi të bëhej pjesë e listave të PS (Video)

Shefja e Spitalit Infektiv, Najada Çomo ka zbuluar arsyen përse u bë pjesë e listave të Partisë Socialiste për zgjedhjet e 25 prillit.

Në një video të publikuar në Facebook nga kryeministri Edi Rama, Çomo pasi bën një përshkrim për veten thotë se e pranoi ftesën sepse kush më mirë se mua, siç thotë ajo, mund ta reflektojë punën e madhe të bërë në spitalet COVID.

Mjekja Çomo thotë se gjatë kësaj kohe të pandemisë ka marrë një mbështetje nga kryeministri Rama, çka e ka motivuar edhe më shumë për të punuar.

Unë e pranova ftesën sepse kush më mirë se mua mund ta reflektojë punën e madhe të bërë në spitalet COVID, besoj të vlefshme, për mbarëvajtjen e shëndetit të popullatës dhe sigurisht për ta bërë më të mirë këtë pjesë të politikës që jemi sot.

Një nga motivet e forta për të vazhduar punën në mënyrë korrekte ka qenë dhe suporti maksimal i kryeministrit Edi Rama në mbarëvajtjen e kësaj pandemie.

Ajo që na nevojitet më shumë nga të gjitha është që duhet të besojmë shumë tek masat dhe e ardhmja, që besoj se do të jetë më e mirë se sa sot.”, tha Çomo.

Kujtojmë se Najada Çomo është e dyta në listën e PS për qarkun e Tiranës.

SHKARKO APP