Nami me kokainë në lokalet e ish-Bllokut, mësyn policia. Arrestime dhe sekuestrime celularësh

Disa prej lokaleve të ish-Bllokut janë kthyer në qendra shpërndarje kokaine dhe prostitucioni VIP. Ndërkohë policia e kryeqytetit i ka patur në survejim dhe ka bërë një operacion spektakular.

Policia e Tiranës në bashkëpunim me Prokurorinë kanë organizuar një operacion të madh anti-drogë në kryeqytet, ndërsa nga 11 masa sigurie të caktuara nga Gjykata, u ekzekutuan 9 masa sigurie “Arrest në burg” për persona të dyshuar si shpërndarës kokaine dhe ekstazie.

Gjatë hetimeve janë sekuestruar sasi kokainë, 2200 tableta ekstazi (MDMA) dhe 11 aparate celularë.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Në kuadër të operacionit “Night Clubs” u ekzekutua masa e sigurisë “Arrest në burg” për shtetasit: E. H., 39 vjeç; A. N., 37 vjeç; K. M., 30 vjeç; R. L., 29 vjeç; E. S., 34 vjeç; E. H., 26 vjeç; M. B., 31 vjeç; A. Gj., 36 vjeç dhe F. K., 32 vjeç. Hetimet treguan se këta shtetas shpërndanin doza të drogave të forta në ambientet e brendshme të lokaleve të natës në Ish-Bllok, ku gjatë kontrolleve u sekuestruan doza të dyshuara kokainë dhe 11 aparate celularë”, thuhet në njoftimin e policisë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Policia njofton se në kuadër të hetimeve për operacionin e koduar “Night Clubs” janë identifikuar 11 shtetas, punonjës ose administratorë të lokaleve të natës në zonën e Ish-Bllokut, të cilët dyshohet se shpërndanin lëndë narkotike brenda ambienteve ku ushtronin aktivitetin.

“Vijon puna për kapjen e dy shtetasve të tjerë, ndërkohë që 2 shtetas janë arrestuar më parë gjatë periudhës hetimore. Arrestohet në flagrancë edhe një 49-vjeçar, i cili kishte thyer masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, të vendosur nga Gjykata. Gjithashtu, gjatë periudhës hetimore janë arrestuar edhe E. L., 42 vjeç dhe B. L., 59 vjeç, te cilëve iu sekuestruan 2,200 tableta ekstazi (MDMA). Dy shtetas të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale janë shpallur në kërkim, ndërsa vijon puna për kapjen e tyre dhe dokumentimin e plotë të aktivitetit”, njofton policia.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës për veprime të mëtejshme.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A duhet të nxjerrë PD dhe Opozita emrin e kandidatit për Kryeministër, por të mos jetë Berisha?