Namik Dokle në “Një skicë me titujt e shtatë librave të botuar në dhjetë vjet”

Namik Dokle ka filluar si gazetar, korrekt dhe hulumtues, me pas politikan që mbeti 24 -karatsh si socialist i pandreqshëm me dinjitet dhe parimor, po vazhdon si shkrimtar me 7 libra të botuar në 10 vite.
Së fundmi Dokle ka botuar një status në facebook ku shkruan:
Narrativë…
Një skicë me titujt e shtatë librave të botuar në dhjetë vjet
( 2015-2025 )
Një ditë prej ditësh, VAJZAT E MJEGULLËS dolën në bjeshkët e Kallabakut për të mbledhur LULET E SKAJBOTËS, të cilat kishin çelur më të bukura se çdo pranëverë tjetër. U lumturuan nga ajo bukuri e natyrës, por kur u kthyen në fshatin e tyre, Bukojna, kishin nisur DITËT E LAKURIQËVE TË NATËS . Në ato ditë të frikshme, disa nga vajzat u sëmurën nga KOLERA NË KOHË TË DASHURISË, ndërsa të tjerët, sidomos të moshuarit, i zuri COVID-1984. Nga frika e këtyre sëmundjeve, shumë prej tyre ikën në qytetin e Meslumasit, ku dëgjuan një gjë të çuditshme, të pandodhur më parë në ato anë: dikush, në një kioskë, shiste në qese të vogla nga DHJETË GRAMË NDER. Të trembura nga kjo gjë e padëgjuar, tre nga VAJZAT E MJEGULLËS, Borjana,Ilina dhe Jelica, u kthyen përsëri në fshatin e tyre dhe, një natë, shkuan te lëmi i Vejselit, u çveshën lakuriq, e zbritën hënën nga qielli dhe, pas një imte, u bashkuan të tría në një VALLËZIM ME HËNËN, i cili zgjati deri sa kënduan gjelat e parë të mëngjesit.
Por Namik Dokle nuk harron edhe politikën, që tashmë e bën në kafe me miqtë e vjetër. Kjo foto tregon ikonat e dikurshme te PS.
“Bisedë e mendime të kthjellta në kohë të turbullta, me miqtë e mi Ethem Ruka, Rexhep Meidani, Sherif Bundo dhe Ylli Bufi” – shkruan Dokle.