Nano dhe Brokaj, me shefin e shërbimit sekret grek (foto)

Historia Arben Llalla ka publikuar një foto të veçantë, ku shfaqet shefi aktual i shërbimit sekret grek, gjatë një vizite në Tiranë dhe takimi me kreun e atëhershëm të PS-së, Fatos Nano. Më 13 Qershor 1997, Fatos Nano dhe Sabit Brokaj bënë një takim në Kuvendin e Greqisë me një grup deputetësh të partisë socialiste greke PASOK, e cila atë periudhë ishte shumë e fuqishme.

Në foto janë Fatos Nano, kryeministër i Shqipërisë, pas tij shefi i sigurimit të sotëm grek, Janis Rubatis, i cili atë vit ishte eurodeputet, Sabit Brokaj, ministër i mbrojtjes i Shqipërisë, Janos Kranidhiotis, zëvendësministri i jashtëm i Greqisë, etj.

Përveç Jani Rubaris, i cili sot mban postin e Shefit të Sigurimit Zbulim dhe Kundërzbulimit grek, të tjerët janë në pension politik, ndërsa zëvendësministri i jashtëm, Janos Kranidhiotis ka vdekur më 1999, në një aksident me aeroplan.

SHKARKO APP