Nard Ndoka bën paralajmërimin e fortë: Në 30 qershor do të tregojmë se kush jemi

Kreu i PDK-së, Nard Ndoka, i cili sot firmosi koalicionin opozitar me kreun e PD, Lulzim Basha, deklaroi se opozita e vërtetë është ajo jashtë parlamentit dhe jo ajo brenda saj.

I ftuar në studion e emisionin “45 Minuta”, Nard Ndoka u shpreh me tone të forta se në 30 Qershor shqiptarët do të tregojnë se opozita ekziston dhe është e fortë dhe se Edi Rama do të tërhiqet.

“Ata janë stoli rezervë. Rama nuk mund të luajë me stolin rezervë, që janë kandidatët që pranuan që të marrin mandatin nga listat. Ne kërkojmë largimin e kësaj shumice me doemos.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në 30 qershor vendi ose do të ketë opozitë ose do të marrë fund sistemi, do të zhbëhet opozita. Ose do të vijojë revolucioni jashtë në rrugë ose do të kthehet politika në normalitet. Kjo datë për opozitën është gjithçka.

Swiss Digital Mobile Reklama

Do të përdorim çdo mjet demokratik për të penguar vendosjen e sistemit të një partie. Zgjedhje pa opozitën nuk mund të ketë. Rama po përpiqet që të dalë…Rama nuk mban shumë, e provuam në Kavajë me një bashki të vogël dhe u tërhoq dhe jo me një sipërmarrje të madhe” deklaroi ai.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?