Nard Ndoka heq dorë nga drejtimi i PDK-së: Mision i mbyllur
Pjesë e zgjedhjeve të 25 prillit, kryetari i Partisë Demokristiane, Nard Ndoka ka deklaruar se do të heqë dorë nga drejtimi i partisë. Kjo gjë ka ardhur për shkak se PDK-ja nuk arriti që të marrë asnjë mandat për në Kuvend.
I ftuar në ”Top Talk”, Ndoka ka thënë se në shtator do të mblidhet kryesia e PDK-së dhe do të zgjedhin kryetarin e ri.
“Unë e konsideroj mision të mbyllur, pasi i besova verbërisht Bashës. Edhe nëse opozita do të ishte fituese, prapë do ta bëja. Në shtator-tetor do mblidhet kongresi dhe do të zgjidhet kryetari i ri”, u shpreh ai.