Nard Ndoka, ironi me Hervin Çulin: “Sallën e Teatrit e jap me qira për synetllëqe”

Politikanë të opozitës kanë dalë në krah të kërkesave të aktorëve për mos shkatërrimin e teatrit. Kreu i PDK-së, Nard Ndoka, i cili thotë se kryeministri Rama ka për qëllim të kthejë çdo vepër arkitekturore në kullë.

Për të ilustruar statusin e tij, Ndoka ironizon me një fotomontazh të drejtorit të Teatrit Hervin Çuli. Ai mban në duar një pankartë ku shkruhet: “Jap sallën e Teatrit me qira! Për fejesa, martesa, vakiathe dhe synetlleqe”.

STATUSI I PLOTË
?Kinema Partizani, kullë; kinema 17 Nëntori, kullë (bingo). ?
♦Premtimi i Ramës: “Do projektoheshin prodhimet e Holliëood-it”! ?
⛔Stadiumi kombëtar “Qemal Stafa”, kullë.
⛔Teatri Kombëtar, katër kulla! ?
⭕Me të njëjtën llogjikë për të ngritur një kullë u shkatërrua stadiumi i vjetër Qemal Stafa, që po ashtu si Teatri Kombëtar është një vepër e arkitektit Italian Gherardo Bosio.
?Stadiumit për fat të keq nuk i doli njeri përzot, foli Opozita, por vetëm kaq!
?Teatrit po i dalin Zot shumë aktorë; çfarë po trondit planin tashmë të miratuar nga Rama! ?
Unë jam me Robert Ndrenikën! ?

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?