Nard Ndoka: Meta-Idrizi, islamizim i Kuvendit

 

Deputeti i Partisë Demokratike dhe njëherësh kryetar i Partisë Demokristiane, Nard Ndoka, ka shprehur shqetësimin e tij në Facebook, lidhur me ndryshimet më të fundit në Parlament.

“Rrokadë në kryesinë e Kuvendit! Ngjitet Idrizi, ulet Dule! ‘Islamizohet’ më tej drejtimi i Kuvendit të Shqipërisë, Z.Meta i njohur si nje praktikant bektashi (Baba Meta), tashmë do të ketë ndimes te tij Idrizin, një praktikant i besimit islam (verejtur kohet e fundit në radhet e para në xhami duke u falur)”, – shkruante Ndoka.

Ish-ministri i Shëndetësisë me ka përkrahur ish-nënkryetarin e Parlamentit për vendimin e tij. “Dorheqja e Dules, vjen fill pas votimit të Idrizit, dorheqje morale dhe politike, që vështirson poziten e kryesisë së Kuvendit duke prishur imazhin nderkombetar dhe perfaqësimin real te deputeteve në Kuvend, ballancat fetare te ruajtura me kujdes nder vite në drejtimin e shtetit dhe Kryesinë e Kuvendit. ‘Kauza’ per çeshtjen çame po kthehet ne nje problem provokues per bashkjetesen fetare dhe perfaqesimin e minoriteteve në institucione!”, – shkruante Ndoka.

SHKARKO APP