NASA: Në hapësirë është një tjetër planet si Toka. Mund të ketë jetë!

Sipas NASA (National Aeronautics and Space Administration) në hapësirë është një tjetër planet Tokë. NASA ka bërë të ditur sot në një konferencë ku merrnin pjesë drejtuesit kryesor të agjencisë, se planeti tjetër është më i vjetër dhe më i madh se planeti ynë.

Zbulimi i planetit është bërë nga një teleskop. Planeti quhet Kleper 452B. Jeff Coughlin drejtues i NASA tha se Kepler 452B është i vjetër rreth 6 miliardë vjet dhe merr energji nga ylli i tij i ngjashëm me Diellin. Sasia e energjisë që merr është rreth 10 herë më shumë sesa Toka. Ai tha se dimensionet janë të ngjashme në formë me Tokën. Po ashtu edhe orbita e tij është e ngjashme me tokën.

Jeff Coughlin tha se janë të gjitha mundësitë që në këtë planet të zhvillohet jeta. Planeti ndodhet nga Toka rreth 1 400 vjet dritë larg.

Por cilat janë shanset që planeti të ketë jetë? Sipas ekspertëve të agjencisë amerikane, ky planet u zbulua që në vitin 2009. Gjatë 6 viteve të fundit u ngrit një komision shkencëtarësh që kryen studime dhe vrojtime për të pasur një pamje më të plotë mbi atë çfarë ndodh në hapësirën e tij.

E dhëna e parë që i çon shkencëtarët të mendojnë se ka jetë lidhet me faktin se planeti ka një Diell ashtu si toka. Pra ka një orbitë rreth të cilit rrotullohet. E dhëna tjetër është se planeti Kepler 452b ndodhet në zonën Goldilocks. Sipas studiuesve kjo zonë quhet e “banueshme”, ose e thënë ndryshe ka të gjitha gjasat për tu zhvilluar jeta.

SHKARKO APP