NASA po fsheh alienët në Mars
Dëshmitë e jetës në Mars po mbulohen nga NASA, thuhet sipas hulumtuesit Barry DiGregorio në Universitetin Buckingham. Eksploruesi i agjencisë së hapësirës, sonda Curiosity, ka fotografuar atë që mund të jetë fosile të krijuara nga “krijesat e buta” në planetin e kuq, thotë ai.
Një raport “bombë” i ardhshëm do të zbulojë se si NASA është e vetëdijshme për zbulimin e jetës aliene dhe ka zgjedhur ta mbajë këtë të fshehur nga publiku, pohon shkencëtari.
Shkencëtari beson se agjencia e hapësirës mund të jetë duke e fshehur këtë për shkak të planeve për një mision në vitin 2030, kur astronautët do të eksplorojnë Marsin më shumë. NASA është shprehur se brenda vitit 2030 do kemi komunikim me jetën aliene në Univers.
Megjithatë, sipas NASA-së, format e kapura në imazhet nga Marsi janë thjeshtë kristale shkëmbi që aktualisht janë duke u analizuar.
Logjika e shumë shkencëtarëve sillet se nuk ka mundësi që vetëm Toka te ketë jetë në mes të miliardave yjeve në Galaksi. Por deri me sot akoma nuk kemi kontakte me jetën aliene, ndonëse disa vepra të lashtësisë në Tokë nuk shpjegohen dot. Disa mendojnë se janë vepër aliene, me intelegjencë shumë me të zhvilluar se sa jeta në tokë.
Foto nga planeti Mars
Shikoni disa prej këtyre të cilat nuk justifikohen me forcat e njeriut në Tokë, ndaj janë lidhur me fuqi e intelegjencë aliene.
1. Porta e Diellit
Struktura prej guri e gdhendur jashtë një guri tjetër, besohet se është ndërtuar rreth 2,000 vjet më parë. Ajo u gjet në një vend 12,000m mbi nivelin e detit, por besohet se ky nuk është vendi origjinal i saj. Shkrimet dhe figurat në këtë strukturë mbeten të panjohura.
2. Shpellat “Longyou Grottoes”
Këto shpella u gjetën më 1992 dhe besohet se ekzistojnë që nga Dinastia Qin. Deri më tani janë gjetur 24 shpella të tilla dhe nuk ka ndonjë dëshmi që tregon se si janë ndërtuar ato.
3. Tempulli ‘Gobekli Tepe’
Ky tempull gjendet në maje të një mali në Turqi, dhe gjetjet e fundit në këtë vend tregojnë shumë për mënyrën e jetesës në lashtësi. Besohet se këtu ndodhej një qytet, i cili ishte ndërtuar pas tempullit.
4. Dorëshkrimi “Voynich”
Edhe pse shumë teoricienë pretendonin se kishin zhbllokuar kodin e gjuhës së këtij dorëshkrimi, në fakt askush nuk ka arritur ta bëjë këtë. Më 2014, dy grupe njerëzish pretendonin se e kishin zgjidhur këtë enigmë, por prapë asgjë nuk ishte thënë për shkak se mendimet e tyre ishin shumë të ndryshme. Besohet se gjuha e këtij dorëshkrimi është një dialekt i lashtë meksikan dhe të tjerët thonë se është një gjuhë aziatike.
5. Tunelet e kohës së gurit
6. Sferat e gurit në Kosta Rikë
Kosta Rika ka një vend ku gjenden qindra sfera prej guri të cilat janë të madhësisë së ndryshme. Arkeologët nuk ia kanë idenë se çfarë janë ato.