NASA zbulon planetin “Toka” në Univers
Një planet me madhësi të Tokës që i sillet një ylli 1,200 vite dritë larg nesh mund të ketë kushtet e duhura për jetë, thonë shkencëtarët.
Kepler 62f është rreth 40% më i madh se Toka dhe mund të përmbajë edhe oqeane. Planeti ishte zbuluar më 2013 nga NASA, por të dhënat e reja të nxjerra nga simulimet kompjuterike thonë se atmosfera e këtij planeti sugjeron se aty mund të ketë jetë.
Shkencëtari Dr. Aomawa Shields, nga Universiteti i Kalifornisë në Los Anxhelos, tha: ”Ne kemi gjetur se ka kompozime të shumta atmosferike të cilat e lejojnë planetin që të jetë mjaftueshëm i ngrohtë për të pasur sipërfaqe me ujë të lëngshëm. Kjo e bën këtë planet një kandidat të fortë për një planet të banueshëm”, transmeton Gazeta Express.
Më shumë se 2,400 planetë jashtë sistemit tonë diellor tashmë janë identifikuar, dhe pak prej tyre janë ende të pakonfirmuar si planetë me kuptimin e plotë të fjalës.
KOHA JONË SONDAZH

