Nata në çadra dhe në shi, më mirë situata tek shtëpitë kontenier
Pa harruar viktimat dhe qindra të plagosurit, tërmeti i mëngjesi të 26 nëntorit solli dëmtimin e shumë banesave veçanërisht në Durrës dhe rrethinat përreth. Zgjidhja momentale ishte strehimi i banorëve në çadra. Në një kohë kur temperaturat vazhdonin të uleshin dhe reshjet e shiut të shtoheshin, plastmasi s’mund të ishte më një opsion strehimi. Për këtë arsye, banorët, shtëpitë e të cilëve rezultuan të pabanueshme po zhvendosen aktualisht në kontenierë.
13 mijë persona janë sistemuar në hotele, çadra dhe banesa sociale por jo të gjithë janë duke jetuar në kushte të mira. Reshjet e shiut e vështirësojnë situatën për familjet e vendosura në 29 çadrat e improvizuara për familjet, shtëpitë e të cilëve u dëmtuan nga tërmeti i 26-nëntori, në njësinë administrative në Manëz. Një zonjë përveç dhimbjes që shkaktoi tërmeti, i duhet të jetojë në këto kushte edhe pse vuan nga astma.
Shumë ndryshe duket situata tek 20 familjet e para të cilat munden të zhvendosen në shtëpitë lëvizëse që u instaluan vetëm pak metra larg kampit me çadra. Në këto njësi banimi ka ngrohje dhe ujë për higjenën personale ndërkohë që furnizohen me ushqime për çdo vakt. Zv/ministrja e Turizmit, Ornela Çuçi, e cila po ndjek sistemin e familjeve të Manzës thotë se edhe ata të çadrave do të zhvendosen. Sipas Çuçit do të mbërrijnë të tjera njësi banimi të lëvizshme deri në hapin tjetër kur do të fillojë dhe strehimi i të gjithë familjeve nëpër shtëpi me qira.
KOHA JONË SONDAZH

