NATO kërkesë Ramës: Forcat e Armatosura të vaksinohen vetëm me Pfizer
Në Shqipëri vijon procesi i vaksinimit, ku këtë herë NATO i ka dërguar një kërkesë shtetit shqiptar që forcat e Armatosura të vaksinohen kundër Covid-19 me vaksinën Pfizer. Për momentin qytetarët po vaksionohen me vaksinën kineze e cila ende nuk është miratura nga EMA.
Prioritet në procesin e vaksinimit të kësaj kategorie janë ushtarakët që do të jenë pjesë e stërvitjes më të madhe që ka mirëpritur vendi, “Defender europe/21” që do të mbahet nga 26 prilli deri në 20 qershor.
Për shkak të pandemisë, stërvitja do të mbahet nën kushte të rrepta sigurie, ndërsa vaksinimi pritet të lehtësojë gjendjen. Me kërkesë tëe NATO-s, aksinimit do të bëhet me dozat e Pfizer, si të vetmen alternativë perëndimore që ka gjendje. Kjo kërkesë e NATO-s, me siguri lidhet me vendin ku është prodhuar vaksina Pfizer, pra vaksinë amerikane, por edhe me efikasitetin e lartë që ka treguar.