NATO mblidhet në Pallatin Mbretëror në Londër, Rama përkrah Zaev
Kryeministri Edi Rama ka udhëtuar prej të martës drejt Londrës së bashku me Ministren e Mbrojtjes Olta Xhaçka me rastin e Samitit të Aleancës së Atlantikut të Veriut.
Kryeministri italian Conte ka shpërndarë dhe një foto të kryeministrave dhe Presidentëve të vendeve anëtare të realizuar me familjen mbretërore dhe sekretarin e përgjithshëm të NATO-s në “Buckingham Palace’.
Në mbledhjen e djeshme të qeverisë, Rama deklaroi se do angazhohet personalisht për të kërkuar ndihmë financiare dhe teknike nga vendet anëtare për të përballuar situatën e krijuar në vend nga tërmeti i 26 nëntorit.
Rama: Ndryshimet në buxhet do i bëjmë drejtpërdrejt përmes parlamentit në komisionin e Ekonomisë dhe më pas në seancë. Më duhet që së bashku me ministrin e Mbrojtjes dhe Cakajn sot të shkojmë në Londër, ku jemi në Samitin e NATO-s, kemi një detyrë plus përveç samitit që të bisedojmë me të gjithë homologët, unë me liderët e vendeve anëtare dhe ministrat dhe homologët për asistuar në nevojën për solidaritet të drejtpërdrejt financiar dhe teknik. Ministrja e Arsimit shpresoj që të jetë gati po ashtu edhe e Shëndetësisë për letrat me dëmet. Sistemi i koordinimit të ndihmave është plotësisht nën kontroll.