FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

NATO mblidhet në Pallatin Mbretëror në Londër, Rama përkrah Zaev

Kryeministri Edi Rama ka udhëtuar prej të martës drejt Londrës së bashku me Ministren e Mbrojtjes Olta Xhaçka me rastin e Samitit të Aleancës së Atlantikut të Veriut.

Kryeministri italian Conte ka shpërndarë dhe një foto të kryeministrave dhe Presidentëve të vendeve anëtare të realizuar me familjen mbretërore  dhe  sekretarin e përgjithshëm të NATO-s në “Buckingham Palace’.

Në mbledhjen e djeshme të qeverisë, Rama deklaroi se do angazhohet personalisht për të kërkuar ndihmë financiare dhe teknike nga vendet anëtare për të përballuar situatën e krijuar në vend nga tërmeti i 26 nëntorit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Rama: Ndryshimet në buxhet do i bëjmë drejtpërdrejt përmes parlamentit në komisionin e Ekonomisë dhe më pas në seancë. Më duhet që së bashku me ministrin e Mbrojtjes dhe Cakajn sot të shkojmë në Londër, ku jemi në Samitin e NATO-s, kemi një detyrë plus përveç samitit që të bisedojmë me të gjithë homologët, unë me liderët e vendeve anëtare dhe ministrat dhe homologët për asistuar në nevojën për solidaritet të drejtpërdrejt financiar dhe teknik. Ministrja e Arsimit shpresoj që të jetë gati po ashtu edhe e Shëndetësisë për letrat me dëmet. Sistemi i koordinimit të ndihmave është plotësisht nën kontroll.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?