Ndahet nga jeta aktori i njohur, Fuat Boçi

Ka ndëruar jetë në moshën 89 vjeçare aktori i mirënjohur Fuat Boçi. Boçi i cili ka lindur në Voshtinë në vitin 1931 dhe ka një karrierë të pasur në teatrin e Bylisit në Fier. Ai është aktor themelues i Estradës së Fierit, më 1957.

Rrugën e artit e nisi qysh në moshë të re me pasion e dashuri. Nga elektricist, kino-mekanik, ai u bë edhe artist. Teksa nga një artist amator, më pas ai arriti majat e larta si profesionist në teatrin “Bylis” të Fierit.

Ai ka luajtur shumë role, shumë karaktere, shumë skena në mbarë vendin, por ka spikatur me rolet e: Lipe Shtogu, Belul Gjeraqina dhe Llazi. Për rolet e spikatura dhe punën e tij të palodhshme Fuat Boçi ka marrë titujt “Artist i Merituar” dhe “Qytetar Nderi” i qytetit të Fierit.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?