Ndahet nga jeta Azbiu, kryebashkiaku i premtuar i Këlcyrës që do hapte shtëpi publike dhe do legalizonte hashashin

Azbi Kasaj, personazhi kontravers që do të kandidonte për bashkinë e Këlcyrës teksa premtonte legalizimin e hashashit dhe hapjen e shtëpive publike është ndarë nga jeta. Ai njihej në qytetin e tij si “Bikja” dhe do të mbahet mend për dozat e humorit që shkaktonte tek publiku sa herë që jepte deklarata për mediat.

Një prej batutave të tij më të njohura ishte ajo e “kancerit në fyt” si formë mallkimi për qytetarët nëse nuk e votonin.

 

SHKARKO APP