Ndahet nga jeta Dr. Rushen Golemi

Doktoresha e njohur, Rushen Golemi është ndarë sot nga jeta. Golemi njihet si një nga kirurget më të mira dhe e para në Shqipëri, por dhe si politikane e PD-së në vitet 1990.

Deputeti dhe kolegu i saj, Tritan Shehu ka shprehur ngushëllimet për ndarjen nga jeta të mjekes së njohur.

Postimi i Tritan Shehut në Facebook:

Swiss Digital Desktop Reklama

“Sot u nda nga jeta Dr. Rushen Golemi.

Swiss Digital Mobile Reklama

Nje lajm shume i hidhur ky per familjen e saj, per te gjithe ne, qe patem fatin e privilegjin te punojme me ate ne sallen e operacionit, ambjentet spitalore, diten dhe naten, ne Tirane e larg saj, kudo ku njeriu kishte nevoje per ndihmen e kirurges se shquar, humane e te pa epur.

Dr. Rusheni, nje mjeke e rralle, e pa perseritshme ndoshta, por dhe nje zemer e madhe qe rrahu per Demokraci e Perendim.

Deputete e PD e zgjedhur me 1992, atehere kur duhej permbysja e te lindete liria.

Jeta e saj si mjeke, kirurge, pedagoge, deputete, pa harruar kurre dhe familjen, jane modeli me i mire per kedo qe aspiron te beje dicka te vlefeshme ne jete.

I pa harruar do te jete kujtimi i saj”.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A të drejtë Trumpi për Groenlandën?