Ndahet nga jeta gazetari dhe shkrimtari i njohur shqiptar
Shkrimtari dhe studiuesi i spikatur beratas Agim Mehqemeja është ndarë nga jeta këtë të premte në moshën 84-vjeare. Familjarët e të ndjerit kanë konfirmuar lajmin, duke bërë me dije se personaliteti i dashur i qytetit të një mbi një dritareve do të përcillet ditën e nesërme për në banesën e fundit.
I lindur në Berat më 12/4/1935, Agim Mehqemeja mbahet mend si mësues, shkrimtar, poet, gazetar, studiues dhe mbi të gjitha një njeri me kontribut të paçmuar në kulturën beratase me vepra si “Këngët e Beratit”, “Berati”, “100-vjetori i Pavarësisë, 100 portrete qytetarësh të nderuar beratas” apo “Poetë beratas në shekuj”.
Mehqemeja ka qenë kryeredaktor i gazetares lokale “Lajmëtari i Beratit”, numri i parë i së cilës ka dalë në 9 korrik 2003. Ai gjithashtu ka qenë kryeredaktor i gazetës “Ideja Kombëtare”, që njihet si gazeta e parë opozitare e Beratit.
Mehqemeja është nderuar me titullin “Qytetar Nderi” nga Bashkia Berat.