Ndahet nga jeta gazetarja Arlinda Canaj

Gazetarja dhe shkrimtarja Arlinda Canaj ka ndërruar jetë papritur ditën e sotme. Lajmi fillimisht u bë ditur nga e bija e saj në faqen e Facebook.

Edhe faqja në të cilën Arlinda punonte, Konica.al ka konfirmuar lajmin e dhimbshëm të ndarjes nga jeta të gazetares. “Arlinda Canaj, gazetarja kryesore e Konica.al ka vdekur sot papritmas! Jeta shpesh nuk është gjë tjetër veçse një shaka tragjike. Një gazetare themeluese e Konica.al, një nga gazetaret kulturore më të rëndësishme të vendit, Arlinda, kolegia jonë ka humbur jetën sot papritmas.

Në mëdyshjen për të mos spekuluar me vdekjen e saj dhe dëshirës që njerzit e saj të dashur të kenë më shumë solidaritet, ne zgjodhëm të dytën! Çfarë dhimbje të shkruash këto fjalë për një jetë të re! Për një nënë! Për një kolege të përkushtuar dhe elitare që deshi ta përçmonte jetën e zakonshme!” shkruan Konica.al.

Edhe Unioni i Gazetarëve Shqiptarë ka shprehur hidhërimin për ndarjen nga jeta të gazetares, Arlinda Canaj.

SHKARKO APP