Ndahet nga jeta gazetarja shqiptare, Afërdita Selimi

Gazetarja e ekonomisë Afërdita Selimi është ndarë nga jeta ditën e sotme. Lajmi i trishtë është bërë i ditur nga Lidhja e Gazetarëve Ekonomikë të Shqipërisë.

Afërdita vuante prej kohësh nga një sëmundje e rëndë.

“LAJM I TRISHTË

Swiss Digital Desktop Reklama

Me pikëllim po ju njoftoj për ndarjen nga jeta të koleges dhe shoqes sonë Afërdita Selimi. Afërdita, një prej gazetareve më të suksesshme të ekonomisë në vendin tonë, ndërroi jetë e qetë pranë familjes së saj, pas një sëmundjeje të gjatë.

Swiss Digital Mobile Reklama

RTSH, vendi ku Afërdita u rrit dhe punoi gjithë jetën, do hapë dyert për Ceremoninë e Homazheve: e premte, 23 Shkurt, ora 10:00-11:00. Holli i Radio Tiranës”, thuhet në njoftim.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?