Ndahet nga jeta ish-ambasadori belg në Shqipëri

Ish-diplomati Patrick Nothomb ka vdekur të martën në mbrëmje në moshën 83 vjeç, i dobësuar nga disa probleme shëndetësore që ishin përkeqësuar muajtë e fundit, por familja ka përgënjeshtruar lajmin se ka vdekur nga koronavirusi.

Zoti Nothomb ka qënë i diplomuar në fushën e drejtësisë dhe për 40 vjet ka qënë një diplomat i shquar i Belgjikës.

Karierën kryesore si diplomat e ka kryer në Azi, duke mbajtur postin e ambasadorit në Tajlandë, Laos dhe Japoni.

Swiss Digital Desktop Reklama

Patricku ishte nipi i Charles-Ferdinand Nothomb I cili ka qënë diplomati i parë belg në Republikën Popullore të Kinës në fillim të viteve 1970. Në vitet 1998-2001 Patric Nothomb ka shërbyer si ambassador në Itali, Maltë, San Marino dhe Shqipëri.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?